Rektori Kosumi ka prezantuar nevojën infrastrukturore të UKZ

29 Janar, 2020

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi së bashku me  Prorektorin për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, ka marr  pjesë në  punëtorinë , “Infrastruktura në Arsimin e Lartë në Kosovë – Universitetet Publike”, Plani i zhvillimit 2025 – 2030,  e cila u organizua nga Ministria e Financave së Republikës së Kosovës së bashku me Bankën Evropiane për Investime (EIB).

Në këtë punëtori Rektorët e universiteteve publike kanë prezantuar nevojat institucionale të universiteteve që ata drejtojnë për hapësirat universitare.

Rektori i UKZ Bajram Kosumi, ka prezantuar kërkesën për ndërtimin e një objekti të ri universitar në lokacionin ku tani ndodhet objekti i vjetër, dhe gjithashtu ka paraqitur kërkesën edhe për  renovimin komplet të objektit të vjetër.

Banka Evropiane për Investime dhe Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës, të cilat janë të njohura për investime në sektorin e Arsimit të Lartë, kanë kërkuar studime të fizibilitetit për kampuset universitare dhe zgjedhjen e problemit me tokat ku mund të ndërtohen objekte apo kampuset universitare.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë përfaqësues nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB), Banka e Zhvillimit e Këshillit të Evropës (CEB), Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA), Delegacioni i Bashkimit Evropian EUD, Rektorët e Universiteteve Publike (PU), Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ministria e Evropës Integrimi (MIE), Zyra për Planifikim Strategjik (OSP), Zyra e Kryeministrit (ZKM).