Rektori Kosumi ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë József Bencze

14 Janar, 2021

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, në cilësinë e kryesuesit të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Dr. József Bencze.

Rektori Kosumi e ka falënderuar ambasadorin Bencze për vizitën, derisa e ka njoftuar atë rreth proceseve të zhvillimit të UKZ-së.

Ndërkaq, ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, Dr. József Bencze, pasi ka falënderuar Rektorin Kosumi  për pritjen, ka prezantuar programin për studentët që ofron mundësi për të studiuar në universitetet të Hungarisë përmes bursësave studentore që ofron ky shtet.

Në këtë takim është biseduar edhe për disa aspekte të bashkëpunimit në të ardhmen.