Rektori Kosumi ka pritur në takim përfaqësues të HERAS

27 Dhjetor, 2018

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi  bashkë më prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka, kanë pritur përfaqësuesit e projektit “HERAS”,  Aqim Emurli dhe Arbëresha Meha.

Rektori Kosumi falënderoi përfaqësuesit e HERAS për zhvillimet dhe të arriturat e përbashkëta me  UKZ-në, për bashkëpunimet dhe aktivitetet tjera të ndërsjella.

Kurse Aqim Emurli tha se beson se bashkëpunimi mes UKZ-së dhe  projektit HERAS do të zhvillohet edhe më shumë  gjatë vitit 2019.

Ndryshe Universiteti “Kadri Zeka ” është pjesë e dy projekteve të HERAS, që ka për qëllim zhvillimin e arsimit të lartë, stimulimit të punës kërkimore- shkencore brenda universiteteve për të ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të vendit.