Rektori Kosumi po merr pjesë në punëtorinë e HERAS në Vienë të Austrisë

Tetor 31, 2019

Rektori i Universitetit  “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr.  Bajram Kosumi po merr pjesë në punëtorinë e organizuar nga HERAS, në Vienë të Austrisë.

Tema diskutimi në këtë takim janë: rezultatet e projektit HERAS, diskutimet rreth mësimeve të  marra në lidhje me planifikimin, zbatimin dhe qëndrueshmërinë e projektit, diskutimi për strategjinë e qëndrueshmërisë / përdorimit të instrumenteve dhe mjeteve të zhvilluara, gjetjet nga vlerësimi afatmesëm, prezantimi i HERAS Plus, diskutimi mbi përfitimet dhe përvojat e projektit HERAS.

Rektori Kosumi gjatë punëtorisë ka falënderuar HERAS për bashkëpunimin e ndërsjelltë.

Në këtë punëtori po marrin pjesë edhe Rektorët tjerë të Universiteteve Publike, përfaqësuesit e MASHT, Drejtori i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës Avni Gashin, kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë  Gazmend Luboteni si dhe përfaqësuesit e WUS Austria por edhe ekspertë austriakë.