REKTORI KOSUMI PRITI NË TAKIM PARLAMENTIN STUDENTOR TË UKZ

Rektori i Universitetit  “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi ,  ka pritur në takim  kryesinë e Parlamentit të  Studentëve të UKZ-së , të prirur nga kryetari i tyre Adrian Bajrami.

Gjatë këtij takimi, Rektori Kosumi bashkëbisedoi me  studentët lidhur me progresin që është bërë së fundi në UKZ, teksa kërkoi nga ata që të jenë sa më kritikë por edhe objektivë në punën e tyre.

Rektor theksoi gatishmërinë e menaxhmentit për të bashkëpunuar ngushtë me Parlamentin Studentor, që së bashku me strukturat e tjera të Universitetit, të shtyjnë përpara procese në të mirë të cilësisë dhe funksionimit të këtij institucioni.

Ai ka thënë se do të punojmë shumë më shumë për ngritjen e cilësisë  në arsim më qëllim që studentët e Universitetit “Kadri  Zeka” të jenë konkurrentë në dije me universitetet  evropiane. Rektori Kosumi ka shtuar se UKZ  gjithmonë do të jetë në shërbim të interesave të studentëve.

Kryetari i Parlamentit Studentor Adrian Bajrami falënderoi Rektorin Bajram Kosumi për përkrahjen dhe për mundësitë që po krijon për studentët.  Ai tha se  si Parlament studentor do të jemi gjithnjë partner dhe do të kontribuojmë për ngritjen e cilësisë në universitet.