Rektori Kosumi shpreh ngushëllime për viktimat nga tërmeti në Shqipëri

26 Nëntor, 2019

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, shpreh ngushëllimet me të sinqerta për familjet e viktimave që pësuan nga tërmeti që ndodhi të martën në Shqipëri.

Rektori Kosumi ka thënë se bashkë ndjejmë dhembjen me vëllezërit dhe motrat e Shqipërisë në këto momente të rënda.

Rektori Bajram Kosumi ju uron shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.