Rektori Kosumi vizitoi punëtorët e administratës

2 Qershor, 2020

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Pof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi ka vizituar stafin  administrativ, të cilët u janë rikthyer punës nëpër zyrat e tyre, pas kalimit të fazës së dytë të pandemisë Covid 19.

Rektori ka falënderuar administratën për angazhimin, duke qëndruar gjithë kohën pranë studentëve dhe stafit akademik në këtë proces të rëndësishëm.

Rektori Kosumi ka porositur punëtorët duke  thënë se nuk duhet nënçmuar fakti se Covid 19 është ende prezent, andaj ka ftuar të gjithë që të respektojnë rregullat e periudhës së pandemisë.