Rektori prezanton para Senatit vizionin për periudhën 2019-2023

Qershor 26, 2019

Në mbledhjen e 32-të të Senatit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, që është mbajtur më 26.06. 2019,  Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, që njëherësh është kandidat për Rektor në UKZ nga zgjedhjet e Përgjithshme që janë në proces, ka prezantuar vizionin, objektivat dhe  prioritete e tij, për periudhën 2019-2023 para Senatit.

Duke shpalosur pjesë të strategjisë në kuadër të vizionit, objektivave dhe prioriteteve, Rektori pos tjerash ka thënë se mënyra e udhëheqjes me institucionin, do të jetë funksionimi i ruajtjes dhe përparimit të mëtutjeshëm të Universitetit “Kadri Zeka”.

Paraprakisht  komisioni profesional i zgjedhur nga Senati, ka propozuar Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, për t’u zgjedhur nga Këshilli Drejtues, i cili më pas e interviston kandidatin për  postin e Rektorit në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.