Rektori takon studentët për t’ju uruar festat e fundvitit

20 Dhjetor, 2018

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi , ka pritur në takim Kryesinë e Parlamentit Studentor të UKZ-së dhe përfaqësuesit e Këshillave të Studentëve nëpër fakultete, për të ju uruar festat e fundvitit.

Rektori u ka thënë studentëve se tani po e lëmë pas një periudhë të ngarkuar me punë, pro siç ka thënë Rektori Kosumi,  shpresojmë që ditët, javët dhe muajt në vazhdim të vitit 2019, të sjellin për ju shëndet, lumturi në familje dhe suksese në punë.

Rektori  uroi të gjithë studentët edhe për sukseset e tyre në mësim duke  inkurajuar që të vazhdojnë të  punojnë në interes të studentëve dhe në përgjithësi  të Universitetit.

Nga ana tjetër, kryetari i Parlamentit Studentor, Adrian Bajrami, uroi për festat e fundvitit, derisa  përgëzoi Rektorin Kosumi për punën e mirë që është duke e bërë në afirmimin e UKZ-së në të gjitha aspektet, dhe u zotua se do të kenë mbështetjen e studentëve në këtë rrugëtim.