Rektorin Bajram Kosumi e ka uruar kryetari i Komunës Lutfi Haziri

13 Nëntor, 2015

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”  Bajram Kosumi, ka pritur në një takim Kryetarin e  Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri  me bashkëpunëtorë. Me këtë rast kryetari i Komunës i ka uruar Prof.Asoc.Dr. Bajram Kosumit, për zgjedhjen e tij rektor i Universitetit “Kadri Zeka”, ndërkaq i ka konfirmuar bashkëpunimin e plotë të Komunës së Gjilanit.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, ka falënderuar kryetarin e Komunës Lutfi Haziri  për vizitën dhe zotimin për bashkëpunim mes dy institucioneve.

Rektori Kosumi ka thënë se Universiteti ynë kontribuon në përgatitjen e kuadrove sa më cilësor, të cilët në të ardhmen do të jenë në shërbim të zhvillimit të gjithëmbarshëm të  Kosovës.

Vetëm duke ngritur cilësinë e studimeve dhe duke bërë një universitet fleksibil, ne mund të zhvillojmë arsimin, ekonominë dhe mbarë shoqërinë e Gjilanit, anamoravës dhe të gjithë  rajonit, ka thënë mes tjerash rektori Bajram Kosumi.

Kryetari Lutfi Haziri ka thënë se është fat i mirë që Gjilani është bërë seli e universitetit publik, për të cilën gjë kemi kontribuar të gjithë, njëherësh tha se është begati që UKZ tani ka rreth 5 mijë studentë dhe u zotua se nuk do të kursejnë asgjë që Universiteti “Kadri Zeka” të konsolidohet edhe më tutje.

Përveç tjerash, në takimin mes rektorit Kosumi dhe kryetarit Haziri , është diskutuar edhe për ndërtimin e kampusit universitar dhe kjo pritet të bëhet në koordinim edhe me dy ministrit e Qeverisë së Republikës së Kosovës, atë të MASHT  dhe të FSK-së.

LH2   LH3