Rezultatet Preliminare të provimit pranues të studentëve për vitin akademik 2016/17 në Universitetin “Kadri Zeka”

23 Korrik, 2016

Universiteti “Kadri Zeka” ka publikuar rezultatet preliminare të provimit pranues të studentëve për vitin akademik 2016/2017.

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, më datë 25-26  korrik 2016, pas këtij afati ankesat nuk do të pranohen. Ankesat dorëzohen në sportelet e shërbimit të studentëve të fakulteteve përkatëse në Universitetin “Kadri Zeka”, prej orës 10:00-16:00. Ankesat shqyrtohen të enjten më 28-07-2016 në ora 10:00, për secilin fakultet nëpër  sallat e caktuara të Universitetit si vijon:

Ankesat për Fakultetin e Edukimit shqyrtohen më 28.07.2016 në sallën A12 në ora 10:00

Ankesat për Fakultetin Ekonomik shqyrtohen më 28.07.2016 në sallën A01 në ora 10:00

Ankesat për Fakultetin Juridik shqyrtohen më 28.07.2016 në sallën A02 në ora 10:00

Ankesat për Fakultetin e Shkencave Kompjuterike shqyrtohen në sallën A14 në ora 10:00

Ndërsa ankesat e parashtruara në shkallën e dytë, do të shqyrtohen të premten më 29 korrik 2016 duke filluar nga ora 10:00.

Në linçet e më poshtme duke klikuar mbi to mundë t”i shihni rezultatet e aplikantëve të pranuar dhe pa pranuar, gjatë afatit të parë të vitit akademik 2016/2017. Rezultatet janë të paraqitura sipas programit studimor në të cilin kanë aplikuar aplikantët.