Rikujtim: Ftesë për pjesëmarrje në seminarin “Transformimi i Universiteteve nëpërmjet digjitalizimit dhe aplikimit të metodave të duhura”, 28 Maj 2018

25 Maj, 2018

Të nderuar,

Jeni të ftuar që të merni pjesë dhe për të kontribuar në seminarin një ditorë: “Transformimi i Universiteteve nëpërmjet Digjitalizimit dhe aplikimit të metodave të duhura” (University Transformation through Digitalization and application of Smart solutions), i cili do të mbahet më 28 Maj 2018, duke filluar nga ora 10:00, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, salla II e takimeve, kati IV.

Ky seminar do të përqëndrohet në digjitalizimin e arsimit të lartë, mundësitë dhe sfidat në administrimin e institucioneve arsimore, dhe do të vendoset në një kontekst më të gjerë të shqyrtimit të metodave inovative të mësimdhënjes, të mësuarit dhe vlerësimit për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Për më shumë informata, bashkëlidhur gjeni agjendën e këtij seminari.

TAM-TRANSFORMIMI I UNIVERSITETEVE NËPËRMJET DIGJITALIZIMIT DHE APLIKIMIT TË METODAVE TË DUHURA-Draft Agjenda