Sara Keqmezi Kryetare e PS në UKZ zgjedhet përfaqësuese e Komitetit të Studentëve në nivel të Kosovës

26 Maj, 2022

Në Kongresin zgjedhor të Aktivizimit Studentor në Kosovës, ku morën pjesë studentë nga të gjitha universitet publike të Kosovë, në prani dhe mbështetje të studentëve aktivistë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Sara Keqmezi Kryetare e Parlamentit Studentor në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është zgjedh përfaqësuese e Komitetit të Studentëve në nivel të Kosovës .

Me rastin e përzgjedhjes, Kryetarja e PS-së  së UKZ-së Sara Keqmezi, tha se do të përfaqësojë denjësisht zërin e studentëve në të gjitha institucionet më të larta qendrore të arsimit të lartë në Kosovë, lidhur me parregullsitë e shumta që ata i përjetojnë gjatë studimeve të tyre.

Kongresi është plaftorma e përbashkimit të zërave studentor në të gjithë Kosovën, ai u bë i mundur përgjatë një viti angazhime të përbashkëta përmes takimeve, trajnimeve, ligjëratave mbi aktivizmin studentor dhe takim.

Po ashtu anëtarët e Kongresit patën mundësi të përfshihen në diskutimet e draftimit të Rezolutës së Kongresit, një dokument që përmbledhë problematikat e universiteteve publike në Kosovë.

Kongresi njëherësh zgjodhi një trupë studentore që do quhet Komiteti i Kongresit, kjo trupë do të realizojë takime me institucionet a arsimit të lartë në Kosovë për të çuar përpara kërkesat e Rezolutës.

Ky aktivitet është mundësuar me përkrahjen financiare të fondacionit amerikan National Endoëment for Democracy (NED), në kuadër të projektit: “Promovimi i Angazhimit të të Rinjve në Llogaridhënie”, të implementuar nga ORCA.