Senati i UKZ-së ka mbajtur mbledhjen e saj të fundit në përbërjen e deritashme

30 Shtator, 2019

Anëtarët e Senatit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë mbajtur mbledhjen e fundit në mandatin e tyre katër vjeçar.

Me këtë rast Rektori, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka falënderuar të gjithë për kontributin e tyre akademik si anëtarë të Senatit të Universitetit “Kadri Zeka”.

Ndërkohë, pas dorëheqjes së Prof. Ass. Dr. Merxhan Avdyli nga Këshilli Drejtues,  Senati me vota të fshehta ka zgjedhur anëtarin e ri  të Këshillit Drejtues të UKZ-së, Prof. Ass. Dr. Refik Kryeziu.

Prof. Ass. Dr. Merxhan Avdyli nga 1 tetori 2019 do të kalojë në pozitën e Dekantit të Fakultetit të Edukimit,

Ndryshe përbërja e re e Senatit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, do të marr mandatin në fillim të vitit të ri akademik 2019/2020.