Senati i Universitetit “Kadri Zeka” ka zgjedhur katër anëtarë të KD-së

Korrik 25, 2018

Senati i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e radhës që është mbajtur më 25.07.2018,  përpos tjerash si pikë të rendit të ditës ka pasur zgjedhjen e katër anëtarëve të Këshillit Drejtues të UKZ-së.

Anëtarët e Senatit pas propozimeve kanë zgjedhur, Merxhan Avdyli, Musa Ajeti, Nevrije Bislimi dhe Urtak Hamiti anëtarë të Këshillit Drejtues, të cilët marrin mandatin në fillim të vitit të ri akademik 2018/2019, 1 tetor.