Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” ka zgjedhur katër anëtarë të KD-së

1 Korrik, 2021

Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e radhës që është mbajtur më 30.06.2021,  si pikë të rendit të ditës ka pasur zgjedhjen e katër anëtarëve të Këshillit Drejtues të UKZ-së.

Anëtarët e Senatit pas propozimeve kanë zgjedhur, Prof. Ass. Dr. Nerxhivane Krasniqi, Prof. Ass. Dr. Nexhat Shkodra, Prof. Ass. Dr. Selim Daku dhe Prof. Asoc. Dr. Urtak Hamiti anëtarë të Këshillit Drejtues të UKZ-së.

Sipas Statutit të ri, Këshilli Drejtues i UKZ-së, përbëhet prej 7 anëtarëve, 4 prej të cilëve zgjedhën nga Senati dhe 3 të tjerë emërohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Përbërja e re e KD-së e merr detyrën më 1 tetor 2021.