Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka marrë vendim që z. Lukas Mandl ti jepet titulli i nderit “Doctor Honoris Causa”

31 Dhjetor, 2022

Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e mbajtur me 30/12/2022, ka marrë vendim që z. LUKAS MANDL, ANËTAR I PARLAMENTIT EUROPIAN, ti jepet titulli  “DOCTOR HONORIS CAUSA”.

Titulli i nderit i jepet me këtë motivacion:

  1. Për kontribut te rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore, në mbështetje dhe konsolidimin e paqes në Kosovë, në rajon dhe me gjerë;
  2. Për kontribut në proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës;
  3. Për kontribut në avokimin e kauzës së Republikës së Kosovës në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, në përgjithësi;
  4. Për mbështetje të pakursyer dhe avokim për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës;
  5. Për përpjekjet e vazhdueshme si raportues për Republikën e Kosovës në Parlamentin Evropian dhe në Partinë Popullore Evropiane (EPP);
  6. Për kontribut në themelimin e Shoqatës se Miqësisë Austriako-Kosovare dhe
  7. Për kontribut në fushën e kulturës e të medias për përhapjen e të vërtetës së Kosovës.