SENATI MERR VENDIME PËR FILLIMIN E VITIT TE RI AKADEMIK

28 Gusht, 2020

Senatit i Universitetit “Kadri Zeka” në mbledhjen e X-të, mbajtur më 27.08.2020 ka marrë disa vendime:

  • Senati vendosi që fillimi i Vitit të Ri Akademik 2020/21 të fillojë më 1 tetor për studentët e viti të II-të dhe III-të dhe IV-të  bachelor dhe viti i II-të i studimeve master. Kurse  për studentët e vitit të I-rë, Senati nuk ka përcaktuar një datë të fillimit të Vitit Akademik, për shkak të gjendjes me Covid -19 dhe provimit shtetëror të maturës.
  • Sa i përket marrjes së një vendimi për zhvillimin e procesit mësimorë online, Senati vendosi që mësimi për vitin e Ri Akademik të mbahet në formë të kombinuar, online do të mbahet përmes platformave SMU, Meet-google  dhe Moodel, ndërsa për grupet që është e mundur mësimi do të mbahet edhe në klasa.
  • Senati ka vendosur edhe për mënyrën e organizimit të provimit pranues në vitin e parë. Porvimi do te organizohet në mënyrë fizike, në klasa të UKZ-së, gjithnjë duke respektuar të gjitha rregullat e përcaktuara nga IKSHPK dhe Ligji për parandalimin dhe luftimin e COVID 19. Ndërsa Kolegjiumi i dekanëve do të caktoj dinamikën e mbajtjes së provimit pranues  sipas fakulteteve.
  • Senati po ashtu ka vendosur që studentët të cilët e kanë kaluar dyfishin e studimeve në UKZ, të ju jepet mundësia që nga data 05.09.2020 deri më 25.09.2020, përmes një kërkese drejtuar Këshillit të Fakultetit të kërkojnë të kthehen në statusin student i rregullt.