SHËNOHET 4 VJETORI I THEMELIMIT TË UNIVERSITETIT “KADRI ZEKA” NË GJILAN

10 Mars, 2017

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka shënuar 4 vjetorin e themelimit . Pos përfaqësuesve të Universitetit në këtë evinement kanë marrë pjesë zv. Ministri i Arsimit, disa deputet të Kuvendit të Kosovës të rajonit të Gjilanit, kryetarët e nënkryetar të  komunave, Gjilan, Kamenice, Viti, Artanë, rektorë të Universiteteve publike në Kosovë, prorektorë, dekanë të Universiteteve të Kosovës, Përfaqësues të komunave të Luginës së Preshevës, drejtues tjerë të  institucioneve publike të jetës akademike, bizneseve, profesorë dhe student të Universitetit “Kadri Zeka”.

Rektori Bajram Kosumi, shkurtimisht ka folur për historikun e këtij institucioni duke shpalosur kështu të arriturat, bashkëpunimet e realizuara deri më tani, si dhe për planet që kanë për qëllim rritjen e cilësisë në mësim. Rektori Bajram Kosumi, ka thënë se studentët dhe cilësia e studimit në UKZ është i vetmi motiv, i vetmi qëllim dhe e vetmja arsye pse jemi këtu, duke shtuar se universiteti është dera e një shoqërie.

Rektori Kosumi falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës që kanë kontribuar në themelimin e Universitetit, por ka thënë se , Qeveria duhet të shtojë kujdesin për ndërkombëtarizimin e universiteteve në aspektin financiar,duke thënë se për shoqërinë e sotme në Kosovë, asnjë investim nuk është më i leverdishëm se sa investimi në arsim. Investimi në arsim është resursi më i fortë ekonomik i Kosovës, andaj shpresojmë që qeveria e Kosovës të ecën në këtë drejtim, ka thënë mes tjerash rektori Kosumi. Ai njëherësh ka falënderuar  Komunën e Gjilanit dhe komunat e regjionit të cilat poashtu po mbështesin Universitetin në vazhdimësi. Rektori po ashtu falënderoi të gjithë përfaqësuesit e institucioneve publike dhe atyre private,stafin akademik dhe administrativ, studentët për mbështetjen e dhënë në zhvillim të këtij institucion.

Në emër të Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ka folur  zv/ministri Mevludin Krasniqi, i cili duke i uruar të pranishmit për këtë përvjetor u shpreh se, katër vjet pune të suksesshme të këtij Universiteti, dëshmojnë për arsyeshmërinë dhe rëndësinë e themelimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kjo edhe për faktin se në këtë institucion sot përgatiten kuadro edhe nga Lugina e Preshevës dhe më gjerë.

Ministria e Arsimit, theksoi zv/ministri Krasniqi, do të mbështesë edhe më tutje Universitetin “Kadri Zeka” në realizmin e programeve akademike, në rritjen e cilësisë, dhe infrastrukturë, të bindur se nga ky institucion do të kemi kuadro të afta profesionalisht që padyshim do të ndikojnë edhe në perspektivën e zhvillimit ekonomik të vendit.

Zv/ ministri Krasniqi, po ashtu ka vlerësuar lartë punën e rektorit të Universitetit, Bajram Kosumi dhe stafit akademik të këtij institucioni, për të cilët tha se po vazhdojnë të jenë në nivelin e duhur të përkushtimit profesional.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, në fjalën e tij në emër të kryetarëve të komunave të anamoravës , ka thënë se i gëzohem rritjes së UKZ-së, sepse siç ka thënë kryetari Sinani, arsimi është nyja kryesore në regjionin e Gjilanit, andaj Universiteti “Kadri Zeka” është  institucioni konkurrues jo vetëm në Gjilan e rrethinë, por në tërë Kosovën e edhe në rajon.

Kurse Mehmet Zylfiu kryetar i Parlamentit Studentor, ka thënë se kjo ditë është e veçantë jo vetëm për Gjilan, por edhe për Anamoravë në përgjithësi. Ai ka uruar menaxhmentin për punën e bërë dhe njëherësh këtë ditë ua ka dedikuar studentëve të cilët siç ka thënë Zylfiu, janë promotorët kryesor.

Më pas ceremonia e shënimit të 4 vjetorit të themelimit të Universitetit “Kadri Zeka”  ka vazhduar me  prezantimin e disa aktiviteteve  të punës së  Fakulteteve.

Në fund të ceremonisë, Rektori Bajram Kosumi  u ka ndarë  Diplomën “Student i Dalluar” për nga një student me notën më të lartë mesatare në secilin fakultet të Universitetit “Kadri Zeka”.

Kurse u ka dhënë mirënjohje për kontribut jetësor në arsim, profesorëve të hershëm në Shkollën e Lartë Pedagogjike, pastaj në Fakultetin e Edukimit dhe në fund, në Universitetin “Kadri Zeka”.

DSC_0061ministriDSC_0079DSC_0044DSC_0101DSC_0141DSC_0164DSC_0170