“Shteti dhe Kufijtë shtetëror” ka qenë tema e radhës së ligjeratës mbajtur në Universitetin “Kadri Zeka”

Dhjetor 15, 2016

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, para stafit akademik dhe studentëve ka mbajtur ligjëratë me temën “Shteti dhe Kufijtë shtetëror”, ligjëruesi i të drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani. Ai paraprakisht është pritur në një takim nga Prorektori për marrëdhënie Ndërkombëtare Dukagjin Leka, Prorektorja për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve Shpresë Qamili dhe Sekretari i Përgjithshëm Vaxhid Sadriu.

Në emër të Rektorit Bajram Kosumi, profesorit të së drejtës ndërkombëtare mirëseardhje i ka dëshiruar Prorektori Dukagjin Leka.

Ndërkohë në ligjëratën e tij “Shteti dhe Kufijtë shtetëror”,  profesori Enver Hasani me saktësi ka treguar për  elementet e krijimit të shtetit, e mbi të gjitha përcaktimit të territorit shtetëror.

Po ashtu profesori Hasani duke folur  lidhur me trajtimin e kufijve shtetëror në të drejtën ndërkombëtare, ka shpalosur pikëpamjet e tij shkencore duke ofruar argumente bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe praktikat më të mira.

Ai  gjatë ligjëratës  nuk ka lënë pa përmendur edhe  demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Ai tha se çështja e përcaktimit të kufirit shtetëror në radhë të parë është çështje e të drejtës ndërkombëtare dhe se pikat kadastrale janë pikënisje e përcaktimit të vijës kufitare por duhet të merren për bazë edhe standardet tjera të njohura ndërkombëtarisht.

Me diskutimet e tyre ne fund të ligjëratës janë paraqitur edhe pjesëmarrësit e tjerë, sidomos studentët të cilët patën interesime të ndryshme rreth çështjeve që kanë të bëjnë me Shtetin dhe Kufijtë shtetëror.

23