Stafi Akademik i Fakultetit Ekonomik diskutojnë për programe të reja studimore

17 Tetor, 2019

Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, pas takimit me Alumni dhe atij me përfaqësues të bizneseve, sot ka mbajtur takimin me stafin akademik, profesorët e asistentët, për të diskutuar  për të ardhmen e Fakultetit (programet studimore).

Fillimisht Dekani i Fakultetit Ekonomik, Xhevat Sopi, pasi ka falënderuar pjesëmarrësit në takim, ka përmbledhur të gjitha ato që janë paraqitur nga rezultatet e hulumtimit me studentët alumni, se ku janë ata sot apo si e kanë gjetur veten pas studimeve,  dhe po ashtu ka prezantuar edhe draft planin për programet e reja studimore të diskutuar po ashtu me alumni dhe njëherësh ka paraqitur edhe rekomandimet e përmbledhura nga takimi me përfaqësuesit e bizneseve të anamoravës.

Gjatë këtij takimi Dekani Xhevat Sopi së bashku me stafin tjetër akademik të Fakultetit Ekonomik, kanë bashkëpunuar për përcaktimin e metodologjisë që do përdoret, për të filluar më pas procesin  që lidhet me akreditimin për të gjitha programet që ata i kanë paraparë.

Dekani e vlerësoi këtë takim shumë të rëndësishëm ku janë parë mundësit e ruajtjes së standardeve, por sipas tij një  komunikim i  vazhdueshëm me të gjithë është shumë i rëndësishëm  për të mundësuar një proces transparent, që mbart cilësinë e dëshiruar për studentët, në mënyrë që të mundësojmë atyre më pas të jenë konkurrues në tregun e punës së gjithë hapësirës evropiane.

Në takimin në fjalë të gjithë së bashku kanë diskutuar duke dhënë sugjerimet e tyre se çfarë hapa duhet ndërmarrë mbi procesin e akreditimit.