Stafi akademik i UKZ mori pjesë në trajnimin për shkrimin e punimeve/artikujve shkencorë

19 Prill, 2022

Stafi i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, mori pjesë në trajnimin për shkrimin e punimeve/artikujve shkencorë” i cili u organizua në kuadër të projektit Erasmus+ “Rritja e kapaciteteve kërkimore në Arsimin e Lartë në Kosovë (ResearchCult)”. Trajnimi ishte tre ditor, 11-13 Prill 2022 dhe u mbajt në ambientet e Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina. Nga radhët e Universitetit “Kadri Zeka” morën pjesë rreth 10 pjesëmarrës nga stafi akademik.

Trajnimi u mbajt nga studiuesit me përvojë të mirë nga Universiteti i Sapienzës Romë dhe Universiteti i Zagrebit, së bashku me studiuesit nga IBCM dhe Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina. Trajnimi kishte të bënte me:

– Etikën e hulumtimit dhe publikimit;

– Modelet dhe teknikat në hulumtim;

– Dizajnet eksperimentale;

– Teknikat e vizualizimit të të dhënave;

– Identifikimi dhe kontaktimi/korrespondimi me revista dhe prezantimi në konferenca shkencore;

– Komente dhe korrespondencë me redaktorët/revistuesit;

Të gjithë pjesëmarrësit u certifikuan  në fund të trajnimit.