Stafi i UKZ-së dhe studentë u trajnuan për përdorimin e SMU-së

15 Dhjetor, 2021

Me qëllim të shfrytëzimit sa më të madh dhe efikas të Sistemit për Menaxhimin Universitar (SMU), është organizuar një trajnim me stafin akademik, administrativ dhe studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Trajnimi është mbajtur nga kompania kontraktuale  për mirëmbajtjen e sistemit elektronik të Menaxhimit Universitar dhe nga zyra e IT-së e UKZ-së, të cilët kanë ofruar sqarime për mundësitë e mëdha që ofron SMU-ja si për stafin ashtu edhe për studentë.

Sipas trajnuesëve, SMU-ja përbëhet prej shumë moduleve, si: Moduli i aplikimit për regjistrimin e studentëve, Moduli i notimit, Moduli i pagesave studentore, Moduli i ID kartelave të stafit dhe të studentëve,  Moduli i diplomave, Moduli i sigurimit të cilësisë dhe vlerësimit, Moduli i kompetencave dhe përmbajtjeve mësimore, Moduli i bibliotekës etj. Njëherësh gjatë trajnimit për SUM, u kërkua që të gjitha modulet e lartë cekura të përdoren sa më shumë.