Stafit të UKZ ju shtua edhe një doktor i shkencave juridike civile

26 Dhjetor, 2021

Detrinë Alishani Sopi, asistente e rregullt e Fakultetit Juridik në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, të enjten me 23 dhjetor 2021, në Universitetin Shtetëror të Shkupit “Ss. Cyril and Methodius University” me sukses të dalluar e mbrojti temën e doktoratës me titullin: “Marital Property regime in North Macedonia and Kosovo”. Detrina  u laureua me gradën shkencore: Doktor i shkencave juridike civile.

Komisioni i përbërë prej 5 profesorëve e vlerësoi lartë punën shkencore dhe hulumtuese disa vjeçare të kandidates Detrinë Alishani Sopi.

Fakultetit Juridik ju shtua edhe një profesore e shkencave juridike civile.