Studentë dhe profesor nga Universiteti i Manisas po qëndrojnë në UKZ si pjesë e mobilitetit

21 Qershor, 2022

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan po qëndrojnë në një vizitë studimore studentë dhe profesor nga  Universitetit Manisa “Celal Bayar University” nga Turqia.

Studentët Naslıhan Küden, Burak Güzel, Tuğba Sasi dhe Deniz Dirik, profesore e asocuar në Manisa, janë pjesë e mobilitetit në  kuadër të marrëveshjes ICM – International Credit Mobility, ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Universitetit nga Turqia/Manisa “Celal Bayar University”, për ofrimin e arsimit dhe mundësinë e shkëmbimit për staf akademik, administrativ dhe studentor.

Studentët dhe stafin e Universitetit të Manisas, i ka pritur në takim Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, i cili ju ka dëshiruar mirëseardhje dhe njëherësh ka kërkuar nga ta që të shfrytëzojnë mundësinë që u është dhënë, duke i sugjeruar që ti marrin përvojat më të mira nga UKZ.

Gjatë vizitës që po i bëjnë UKZ-së, studentët dhe profesoresha nga Manisa, janë njoftuar me hapësirat, punën dhe aktivitetet e Universitetit, ku njëherësh me stafin kanë biseduar rreth përvojave, për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellët, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit në mese dy institucioneve,

Vizita është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer që UKZ ka me partnerët nga Manisa, dhe si e tillë shumë shpejt do të ketë edhe shkëmbime të tjera të studentëve dhe stafit.