Studentë të UKZ pjesë e projektit QAINT

9 Qershor, 2022

Në kuadër të projektit “Sistemi i Bolonjës (s)’është në letër?!”, Parlamenti Studentor i UKZ-së i udhëhequr nga Sara Keqmezi ka mbajtur takim me disa studentët tjerë të UKZ-së.

Kështu ata kanë ndarë eksperiencat dhe njohuritë që kanë  për Sistemin e Bolonjës dhe se sa është i aplikueshëm nga profesorët në fushat  ku studentët po studiojnë tashmë.

Ky është projekt i mbështetur nga ORCA (Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim) në kuadër të projektit QAINT.

Projekti “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë – QAINT” financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe ka për synim ta bashkërendojë sistemin e arsimit të lartë në Kosovë me standardet ndërkombëtare të cilësisë, transparencës, integritetit dhe llogaridhënies. Ndikimi afatgjatë i këtij projekti është përmirësimi i cilësisë dhe aftësisë konkurruese të sektorit të arsimit të lartë me qëllim që t’i kontribuojë zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit.