STUDENTËT BASHKË ME REKTORIN VIZITË NË SHQIPËRI

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi,  bashkë me studentë , nën udhëheqjen e Kryetarit të Parlamentit Studentor Adrian Bajrami, kanë qëndruar në një vizitë në Shqipëri.

Ata kanë qëndruar  në Presidencë ku janë pritur në një takim nga President i Shqipërisë Ilir Meta.

Presidenti Meta ka mirëpritur takimin me studentët dhe Rektorin e UKZ-së, derisa ka thënë se  takimet me të rinjtë shqiptarë nga Kosova janë përherë të ngrohta dhe emocionuese.

Ai është shprehur  shumë i lumtur të bashkëbisedoj me studentët.

“Ndihem shumë i lumtur të bashkëbisedojë me studentët  ekselentë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” të Gjilanit, që mban emrin e poetit, prozatorit dhe veprimtarit të paepur për lirinë e pavarësinë e Kosovës, heroit Kadri Zeka” ka thënë Presidenti Meta.

Të gjithë  së bashku kanë ndarë bindjen se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona.

Paraprakisht studentët e Universitetit Publik “Kadri  Zeka” kanë vizituar edhe Parlamentin e Shqipërisë, ku janë njoftuar më afër rreth punës  atje.

Kjo vizitë,  është realizuar në kuadër të  veprimtarive që organizohen për nderë të festimit të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, dhe ditës së Flamurit Kombëtar.