Studentet e F ShK të UKZ kanë realizuar projektin “Digjitalizimi i sallave të mësimit në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike”

7 Mars, 2019

Me rastin e 6 vjetorit të Universitetit Publik  “Kadri Zeka” në Gjilan dhe me rastin e Festave 7 dhe 8 Marsit, studentet e Fakultetit te Shkencave Kompjuterike te Universitetit “Kadri Zeka” me sukses kanë realizuar projekti: “Digjitalizimi i sallave të mësimit në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike”. Projekt ky i cili ka nisur në fillim të semestrit veror, tetor 2018 nga ana e studentëve të vitit të tretë në FSHK-së: Liridon  Halimi, Fatmir e Ilir Nuredini, nën udhëheqjen e Profesorit Ragmi  Mustafa.

Profesori Mustafa është shprehur se ndihet krenar që ka udhëhequr një grup  të studentëve, me karakter studimi dhe një projekt me mjaft perspektivë. Ai ka thënë se ky projekt ndërlidh dijen e fituar të tyre brenda tre vitesh në fushën e kodimit-programimit, punën dhe funksionimin e mikrokontrollerëve,  LED diodave elektronike dritëdhënëse dhe menaxhimit me komponentë  elektronike-harduerike,  duke i udhëhequr me softuer përkatës.

Në tërë këtë projekt ishte i përfshirë dhe dekani i FSHK-së Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, i cili ka thënë se në kohën kur digjitalizimi si proces është në trend, Universiteti “Kadri Zeka” po  zë hapin në kohë reale.