Studentët e Fakultetit Ekonomik kanë vizituar Kompaninë Flexograf

19 Dhjetor, 2019

Në vazhdën e aktiviteteve që ka organizuar Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, është edhe vizita që i kanë bërë një grup i studentëve programi Marketing,  kryesuar nga Ass. Lulzim Rashiti – Koordinator për biznese, kompanisë së printimit Flexograf në Gjilan.

Studentët gjatë kësaj vizite kanë pasur rastin që të shohin nga afër procesin e prodhimit të etiketave flex.

Këtë vizitë studentë  e shfrytëzuan edhe për pyetje qe atyre ju interesonin të kenë njohuri më shumë, gjegjësisht rreth fushës së marketingut, ndërsa interesimeve të tyre i është përgjigjur menaxheri i kësaj kompanie Shkumbim Mustafa, i cili tha se kjo është kompania e vetme e këtij lloji në Kosovë, derisa ka folur për ecurinë e punës në përgjithësi.

Në emër të UKZ-se Ass. Lulzim Rashiti, falënderoi drejtorin e kompanisë Flexograf, Berat Mustafa që së bashku me stafin e tij, kanë shprehur gatishmërinë për pritjen e studentëve të UKZ-së.