Studentët e Fakultetit të Edukimit dhurojnë dhurata për fëmijët e qendrës PEMA

Dhjetor 19, 2019

Disa studentë të vitit të II-të të Fakultetit të Edukimit nënë udhëheqjen e Profesoreshës së artit muzikor, Drita Kryeziu, në prag të festave të fund vitit kanë  përgatitur rreth 60 dhurata të ndryshme, të cilat ia kanë dhuruar Qendrës së Kujdesit Ditor “PEMA” në Gjilan, e cila ofron shërbime ditore për fëmijët me nevoja të veçanta.

Profesoresha  Drita Kryeziu falënderoj stafin për mirëpritjen që ju ka bërë studentëve te Universitetit “Kadri Zeka”, duke shtuar se, kjo është një simbolik që në prag të festave të fund vitit të gëzohen edhe fëmijët të cilët kanë më së shumti nevojë që t’ju dilet në ndihmë  këto ditë festash.

Poashtu studentët  së bashku me profesoreshën Dritë, kanë paraqitur para fëmijëve edhe një  program të shkurtër muzikor, ku të gjithë së bashku u kënaqën me muzikën e vallëzimin.

Stafi i Qendrës PEMA falënderoi të gjithë për dhuratat dhe për aktivitetin muzikor, duke thënë se fëmijët sot janë mbushur me gëzim e kënaqësi dhe do ta mbajnë gjatë në kujtesë këtë ditë.