Studentët e Fakultetit të Edukimit përmes ekspozitës prezantojnë të arrituart e tyre në fushën e artit figurativ

Janar 28, 2020

Studentët e Fakultetit të Edukimit programi parashkollor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me profesorin e artit figurativ, Ahmet Ibrahimi dhe asistenten Shkurte Ramushi, kanë organizuar ekspozitë me punime, krijime artistike duke prezantuar të arriturat e tyre në lëmin e artit figurativ.

Studentët  me këtë aktivitet kanë shënuar  kështu përfundimin e ligjëratave të semestrit dimëror, për vitin akademik 2019/2020.

Studentët thonë se nëpërmjet ekspozitës , dëshirojnë të tregojnë për arritjet e tyre në këtë fushë.

Në këtë ekspozitë përveç studentëve kanë marr  pjesë , Dekani i Fakultetit të Edukimit, Merxhan Avdyli, si dhe stafi akademik i këtij Fakulteti.

Dekani Avdyli përgëzoi studentët për punimet e bëra, derisa profesori Jonuz Dervodeli, ka  inkurajuar studentët që të vazhdojnë dhe mos të ndalen me krijimtarinë e tyre .

Në këtë ekspozitë kontribut të madh kanë dhënë  studentët e  programit parashkollor viti i II-të.

Në fund të ekspozitës është organizuar edhe një koktej rasti, ku kryesisht ka pasur gatime tradicionale vendore të cilat i kanë përgatitur vet studentët.