Studentët e Fakultetit të Edukimit shënojnë 1 Qershorin-Ditën e Fëmijëve

1 Qershor, 2017

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës  Ndërkombëtare të Fëmijëve, studentët e Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan kanë organizuar ekspozitë.

Në këtë ekspozitë studentët nënë udhëheqjen e profesorit Ahmet Ibrahimi,  kanë  prezantuar punimet dhe kreativitetet e tyre të punë dorës, nga program i fushave të artit.

Prorektorja për mësim, kërkime shkencore dhe çështje të studentëve, Shpresë Qamili , e cila bashkë me dekanin e Fakultetit të Edukimit, Janoz Dërvodeli dhe profesorë të tjerë , kanë parë nga afër punimet e  ekspozitës, ka përgëzuar studentët për kreativitetin e tyre dhe njëherësh ka uruar të gjithë fëmijët kudo që janë për  ditën e tyre.

Gjithashtu këtë ekspozitë e kanë vizituar edhe  disa fëmijë të Institucionit Parashkollor “Ardhmëria I” në Gjilan të cilët janë nda tejet të kënaqur nga ky organizim.

1 2 3 4