Studentët e UKZ-së dhurojnë dhurata për fëmijët e qendrës PEMA në prag të festë së fund vitit

30 Dhjetor, 2022

Disa studentë të Fakultetit të Edukimit nënë udhëheqjen e Arbisë Krasniqi, në prag të festës së fund vitit kanë  përgatitur dhurata të ndryshme, të cilat ia kanë dhuruar Qendrës së Kujdesit Ditor “PEMA” në Gjilan, e cila ofron shërbime ditore për fëmijët me nevoja të veçanta.

Studentët thonë se kjo është një simbolik që në prag të festave të fund vitit të gëzohen edhe fëmijët të cilët kanë më së shumti nevojë që t’ju dilet në ndihmë  këto ditë festash.

Stafi i Qendrës PEMA falënderoi të gjithë për dhuratat, duke thënë se fëmijët sot janë mbushur me gëzim e kënaqësi.