Studentët e UKZ-së janë certifikuar për pjesëmarrje në programin “Klinika Juridike Penale”

7 Qershor, 2019

Disa student të Fakultetit Juridik  dhe të studimeve Master të Universitetit “kadri Zeka” në Gjilan  kanë marrë pjesë në programin “Klinika Juridike Penale” i përkrahur nga USAID dhe NCSC.

Ky program ka për qëllim të krijoj mundësi të reja për studentët e drejtësisë te vitit të fundit dhe programit master, duke mbajtur ligjërata profesionale nga juristë të fushave të ndryshme, si avokat, prokuror, gjyqtar.

Të gjithë studentët e fakultetit juridik dhe të studimeve master të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan që kanë qenë pjesë e programin “Klinika Juridike Penale”  janë certifikuar nga USAID.

Në këtë organizim ka marrë pjesë Prof. Ass. Dr. Fejzullah Hasani njëherësh udhëheqës i grupit të studentëve, përfaqësuesja e programit “ Klinika Juridike Penale”  Edona Ahmetaj, si dhe Dekani i Fakultetit Juridik në UKZ Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu.

Me këtë rast Prof. Ass. Dr. Fejzullah Hasani ka uruar studentët për certifikimin e tyre për pjesëmarrje në programin “Klinika Juridike Penale”, deri sa ka thënë se ky program u ka ofruar studentëve  mundësi të punojnë në raste të vërteta penale gjatë vitit të katërt të studimeve të fakultetit juridik dhe u ka ndihmuar sadopak, që në një të ardhme të ndihmojnë avokatët e rinj gjatë përfaqësimit të klientëve të tyre. Sipas tij, studentët, nën mbikëqyrjen e avokatëve të rinj, janë angazuar në një gamë të gjerë të detyrave të avokatit si: intervistimi i klientëve, këshillimi, hulumtimi, përgatitje dhe argumentim i kundërshtimeve, rishikim të të dhënave, hulumtim ligjor që të sigurojë mbështetje për teori të ndryshme ligjore, si dhe të asistime në draftim dhe paraqitje të ankesave.

Kurse përfaqësuesja e programit “ Klinika Juridike Penale”  Edona Ahmetaj, ka përgëzuar studentët për kontributin e tyre në këtë program,duke thënë se studentëtë kanë arritur të rrumbullaksojnë progresin e arritur nga studimet bashkë më përvojën e marur gjatë pjesëmarrjes në programin “Klinika Juridike Penale”.

Dekani i Fakultetit Juridik në UKZ Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu, ka thënë se beson që studentët  e programit “Klinika Juridike Penale” kanë arritur të kompletojnë e rrumbullaksojnë njohuritë e një juristi sipas kërkesave bashkëkohore të sektorit publik dhe privat, dhe të jenë të aftë të bëjë prezantime të shkëlqyeshme të situatave, analizave të tyre dhe njëkohësisht të japin zgjidhje profesionale.

Programi “Klinika Juridike Penale” ka filluar që nga muaji mars të vitit 2019 dhe ka përfunduar në fillim të qershorit 2019.