Studentët e UKZ-së kanë mbajtur koncert për fund vit

30 Dhjetor, 2022

Për nderë të festës së fund vitit, studentët e Fakultetit të Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Drita Kryeziu, kanë mbajtur një koncert muzikor.

Hapjen ë këtij organizimi e ka bërë profesoresha Drita Kryeziu, e cila u ka dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve, derisa i ka uruar të gjithë për festën e ndërrimit të motmoteve.

Pastaj në skenë është paraqitur kori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” të cilët kanë intonuar Himnin e Universitetit Gaudeamus. Kurse kuinteti është performuar nga studentet Arlinda Basha, Flutura Dermaku, Ronesa Avdullahu, Dineta Verbani dhe Kaltrinë Haliti. Ksilofoni-ushtrim ritmik është luajtur nga Ronesa Avdullahu. Pastaj nga kori i Universitetit është përformaur Zare Ven Mafesin. Studentet Arlinda Basha, Donika Mehmeti, Florentina Ademi, Leonitë Shabiu kanë performuar kuartetin-ushtrim ritmik.  Sërish kori i UKZ-së ka kënduar këngën “Këngë moj”.  Dinete Verbani është paraqitur në Piano duke përformuar vallen luftarake indiane. Arbnora Basha është paraqitur me solokëndimin “Me lule të bukura”.  Ksilofon – Marakas – Ushtrim ritmik, janë paraqitur studentet Leonora Cakolli dhe Gentianë Rrahmani. Me piano – Treni është përformuar nga studentet Arlinda Basha dhe Violetë Ramushi. Në fund kori i UKZ-së ka përfunduar këngën We wish you a merry christmas.