Studentët e UKZ-së kanë punuar ilustrimet e tregimeve të materialit didaktik “Vnoma veshin – Tregime për fëmijë”

Prill 19, 2022

Studentë të Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan së bashku me profesorin Ahemt Ibrahimi, si dhe edukatorë, studentë, profesorë, shkrimtarë e profesionistë të tjerë, në kuadër të projektit SHPRESE të CARITAS, kanë marrë pjesë në promovimin e materialit didaktik ‘Vnoma Veshin – Tregime për Fëmijë’.

Studentet e Fakultetit të Edukimit të UKZ-së, programi parashkollor: Festina Lubishtani, Erandë Muslijaj, Elza Latifaj, Leonora A. Sopi, Xona Ismajli, Shkurte Ferati, Edita Kuqi, Fitore Sadiku dhe Arbresha Kosumi, në udhëheqje me profesorin Ahmet Ibrahimi punuan ilustrimet e tregimeve që u bënë pjesë e librit.

Ky aktivitet u realizuar në kuadër të kampanjës ‘Ndërgjegjësimi për Rëndësinë e Zhvillimit në Fëmijëri të Hershme – Vnoma Veshin’.

Projekti SHPRESE përkrahet dhe falënderon donatorët: Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit, Fondacioni Medicor dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) për mbështetjen bujare për edukimin në fëmijërinë e hershme në Kosovë.