Studentët e UKZ-së organizuan ushtrime vullnetare për aplikuesit e rinj (maturantët)

29 Shtator, 2020

Për të tretin vit me radhë, studentët e Universitetit “Kadri Zeka”, respektivisht Parlamenti  Studentor i Universitetit “Kadri  Zeka” në Gjilan dhe Këshillet Studentore në bashkëpunim  me Organizatën Rinia Studentore “Kadri Zeka”, kanë mbajtur ushtrime  vullnetare me aplikantë (maturantët) që dëshirojnë të studiojnë në studimet themelore BA në Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka”.

Në këtë organizim  pjesëmarrja e aplikuesëve të rijnë ishte mjaft e madhe.

Për këtë Parlamenti Studentor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ka thënë se ishte kënaqësi  të jesh  pranë atyre që kanë shpreh dëshirë të jenë pjesë e Universitetit tonë me një interesim kaq të madhe.

PS i UKZ-së ju dëshiron suksese të gjithëve, duke thënë se do të jetë gjithmonë në mbështetjen e tyre!

Derisa ushtrime për aplikuesit e rijnë për të studiuar në Fakultetin Juridik, Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan do të mbahen më 30.09.2020, nga ora 14:00 në sallën A34 dhe B02.