Studentët e UKZ-së pjesë e shkëmbimit rinorë në Stamboll

Dhjetor 16, 2021

Disa studentë të Universitetit Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan, në udhëheqjen e asistenti Berat Dërmaku, kanë qëndruar në një vizitë në Stamboll të Turqisë, si pjesë e shkëmbimi rinor.

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të projektit Ambasadorët e rinj të edukimit joformal, i cili inplementohet nga Qendra Kosovare për Diplomaci, si organizatë partnere e një konzorciumi prej nëntë organizatave të tjera.

Në aktivitetin e shkëmbimit rinor përpos të rinjve nga Kosova, morën pjesë edhe rinj nga Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia Veriore, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Serbia.

Ky aktivitet i cili u mbajt nga data 4. Dhjetor 2021 deri më 12.12.2021, ka shërbyer për shkëmbim të përvojave të studentëve pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Ballkanit, përmes edukimit joformal.

Koordinator i këtij projekti është organizata LDA Mostar nga Bosnja dhe Hercegovina, përderisa partner për Kosovë është Qendra Kosovare për Diplomaci. Projekti është i mbështetur nga Komisioni Evropian në kuadër të programi Erasmus+.