Studentët e UKZ-së pjesë e trajnimit në kuadër të projektit QUADIC

3 Qershor, 2022

Disa studentë të Universiteti Publik  “Kadri Zeka” në Gjilan,  kanë marrë pjesë në trajnimin e organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, në kuadër të Projektit QUADIC në të cilin koordinator është UKZ.

Trajnimi me temën “Menaxhimi i Projekteve dhe Internacionalizimi”, mblodhi në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë shumicën e partnerëve të cilët ndihmojnë UKZ-në në implementimin e Projektit QUADIC i cili përfshinë gjithsej 17 partnerë.

Studentët punuan në grupe të përbashkëta në realizimin e detyrave të ndryshme të cilat burojnë nga Projekti në fjalë me theks të veçantë në aftësimin e tyre për menaxhimin e projekteve dhe internacionalizimin e institucioneve përkatëse.

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e udhëhequr nga Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka ka uruar studentët për angazhimin dhe Universitetin e Pejës për organizimin në mënyrën më të mirë të trajnimit.