Studentët e UKZ-së prezantuan hulumtimin “Sfidat në Parandalimin e Dhunimit Seksual”

25 Maj, 2022

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur prezantimi i hulumtimit të  Grupit jo formal  të studentëve të Fakultetit Juridik me temë “Sfidat në Parandalimin e Dhunimit Seksual”.  Hulumtimi është bërë në kuadër të lëndës “Metodologjia e hulumtimit shkencorë”  me bartës të lëndës Prof. Ass. Dr. Flamur Hyseni dhe Asistent i lëndës Berat Dërmaku PhD. Cand, të cilët e vlerësuan jashtëzakonisht të suksesshëm dhe të nevojshëm hulumtimin në fjalë.  Nga hulumtimi  janë nxjerrë rezultate shumë të kënaqshme dhe është shtjelluar një temë shumë tabu për shoqërinë tonë.

Gjatë hulumtimit, sipas prezantimit, në intervistë kanë marrur pjesë 675 qytetarë të Komunës së Gjilanit, nga të cilët 331 prej tyre ishin meshkuj dhe 344 ishin femra. Mosha e të cilëve ishte nga 18 deri në 45 vite me shkollim fillorë, të mesëm dhe universitar.

Për më shumë shihni rezultatet në hulumtim: REZULTATET