Studentët e UKZ-së të entuziazmuar që përfaqësuan Kosovën në Samitin e Paqes

Shtator 25, 2018

Adrian Bajrami dhe Dritor Mehmeti student të studimeve master në programin  E-qeverisja në Universitetin  ‘’Kadri  Zeka’’ në Gjilan, këtë vit kanë  përfaqësuar Republikën e  Kosovës  në  Samitin e radhës për paqe në Republikën e Koresë Jugore, duke u bërë dhe anëtare e IPYG (International Peace Youth Group) që është pjesë e IWPG – International  Woman Peace Group.

Adriani, Dritori por edhe  ish studentja e UKZ-së Blerina Ajvazi  e cila vitin e kaluar pati prezantuar Kosovën në një organizim të tillë,  pas kthimit nga Korea, janë shprehur tejet të entuziazmuar gjatë vizitës së tyre një javore në Seul.

Ata thonë se pas përfaqësimi  të dinjitetshëm  të Kosovës nga Blerina vitin e kaluar, kësaj radhe ,  Adrianit dhe Dritorit iu mundësua që në përfaqësim të shtetit tonë të jenë të  parët që e bëjnë hapjen e Ceremonisë Zyrtare të Festivalit.

Njëherësh, Adriani, Blerina e Dritori,  thonë se  gjatë qëndrimit në Korenë Jugore dhe gjatë samiti, kanë pasur rastin të takojnë shumë të rinj nga mbarë bota, me të cilët kanë bashkëbiseduar rreth traditave të shteteve që ata kanë përfaqësuar, respektivisht rreth  kulturës dhe në përgjithësi  për ecurinë e shtet ndërtimit të Kosovës.

Studentët e UKZ-së përfaqësues të Kosovës në samitin e Paqes në Korenë Jugore,  para pjesëmarrësve, kanë prezantuar një dokumentar për luftën e Kosovës (nga Blerinë Ajvazi) traditën dhe kulturën tonë (nga Dritor Mehmeti),  që i kanë emocionuar të pranishmit, i cili prezantim ka shtuar edhe më shumë  kureshtjen për shtetin e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në samitin e paqes, përfaqësuesit e Kosovës, student të Universitetit “Kadri Zeka”, kanë pasur takime të ndryshme me zyrtarë të lartë shtetëror nga shtetet mike dhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Në ndërkohë sipas studentëve të UKZ-së, kryetari i IPËG, u ka premtuar atyre që në takime të ndryshme, do të loboj për vendin tonë, tek shtetet që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

Dritori, Blerina dhe Adriani, student të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë falënderuar të gjithë ata që i përkrahën në këtë udhëtim dhe njëherësh kërkojnë që të mbështeten  angazhimet e të rinjve, në rrugën e përfaqësimit dinjitoz të Shtetit të Kosovës kudo në botë!

Ndryshe, kjo vizitë ka ardhur pas realizimit të disa aktiviteteve në Universitet si,  legjislacioni i fushatës për paqe , videoja celebruese dhe intervista ve  të drejtpërdrejta  nga Universiteti “Kadri  Zeka”  në IPYG në Korenë Jugore, aktiviteteve të  studentëve  tanë,   e që të tilla janë  realizuara nga e gjithë  bota  për mbështetjen e Deklaratës së Paqes dhe Ndaljes së Luftërave në Botë,  janë zgjedhur  ndër më të pëlqyerat.