Studentët e UKZ-së vizitojnë QAP në Gjilan

27 Shkurt, 2019

Disa student të Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka”, viti I-rë, vizituan Qendrën për Aftësim Profesional (QAP) në Gjilan, Qendër kjo e cila ofron disa lloje të trajnimeve si: Kontabilitet, Administrim Biznesi, Teknologji Informative, Dizajn Grafik, Gastronomi, Saldim etj,  të cilat shërbejnë në ngritjen profesionale të të rinjve dhe rritjen e mundësive për punësim në të ardhmen.

Studentët u mirëpriten nga Drejtori Burhan Selmani si dhe stafi menaxhues i këtij institucioni të cilët i njoftuan ata rreth punës që bëhet në këtë institucion dhe mundësive që kanë të rinjtë.

Në trajnimet e QAP-it mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë e komunës së Gjilanit, Vitisë, Kamenicës etj.

Trajnimet zgjasin rreth 3 muaj, janë pa pagesë dhe në fund të çdo trajnimi të gjithë ata që përfundojnë modulet e nevojshme certifikohen nga QAP-i.

Pasi që numri i studentëve në këtë vizitë ishte i limituar, në organizimin e vizitës së radhës Këshilli Studentor i Fakultetit Ekonomik të UKZ-së,  inkurajon të marrin pjesë edhe studentët tjerë dhe të njiheni për së afërmi me organizimin dhe funksionimin e këtij institucioni, pjesë e së cilit mund të bëheni në të ardhmen.