Studentët e UKZ trajnohen mbi përdorimin e programit SPSS

11 Dhjetor, 2018

GIZ ka organizuar trajnimin profesional për Hulumtime Shkencore dhe Analiza të të Dhënave me SPSS.

Zhvillimi i hovshëm teknologjik na vendosë në baza ditore para prognozave dhe informacioneve të shumta, për të cilat gjithsesi se duhet të kryhen hulumtime cilësore dhe të sakta. Për këtë qëllim, Dafina Turkeshi nga GIZ, për studentët e Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan,  ka mbajtur  trajnim profesional për Hulumtime Shkencore dhe Analiza të të Dhënave me SPSS (Statistical Package for Social Sciences), përmes të cilit synon të përgatisë studentët,  që në natyrën e punës së tyre kanë të bëjnë me hulumtime sasiore, duke i vënë në përdorim pyetësorët.

Trajnim është një mundësi unike për aftësim praktik se si aplikohet statistika dhe ekonometria në botën reale përmes softwerit më të përhapur aplikativ SPSS (Statistical Package for Social Sciencies).