Studentët e Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ përfaqësuese të Kosovës në Samitin e radhës në Korenë Jugore

13 Shtator, 2018

Adrian Bajrami dhe Dritor Mehmeti student të studimeve master në programin  E-qeverisja në Universitetin  ‘’Kadri  Zeka’’ në Gjilan, do të  përfaqësojnë Republikën e  Kosovës  në  Samitin e radhës për paqe në Republikën e Koresë Jugore, duke u bërë dhe anëtare e IPYG (International Peace Youth Group) që është pjesë e IWPG – International Woman Peace Group.

Ata sot janë pritur në një takim  nga Rektori Bajram Kosumi, i cili ju ka dëshiruar suksese Dritorit dhe Adrianit, derisa ka thënë se  mbetet i përkushtuar të përkrah studentët në arritjen e qëllimeve të mira.

Pas realizimit të disa aktiviteteve në Universitet si,  legjislacioni i fushatës për paqe , videoja celebruese dhe intervista ve  të drejtpërdrejta  nga Universiteti “Kadri  Zeka”  në IPYG në Korenë Jugore, aktivitetet e   studentëve tanë,   e që të tilla janë  realizuara nga e gjithë  bota  për mbështetjen e Deklaratës së Paqes dhe Ndaljes së Luftërave në Botë,  janë zgjedhur  ndër më të pëlqyerat.

Këtë vit nga 17 shtatori deri më 23 shtator, Adriani, Dritori por edhe  ish studentja e UKZ-së Blerina Ajvazi  e cila vitin e kaluar pati prezantuar Kosovën në një organizim të tillë, do të marrin pjesë në Samitin e radhës në Republikën e Koresë Jugore.

Ndryshe, Blerina Ajvazi vitin e kaluar gjatë qëndrimit në Republikën e Koresë Jugore, liderë dhe përfaqësues të IPYG (International Peace Youth Group) që është pjesë e IWPG – (International Woman Peace Group) e kanë  zgjedhur atë,  Lidere kryesore e të rinjve në Samitin e Paqes.

Kurse  në Universitetin  “Kadri Zeka” në Gjilan në muajin dhjetor të 2015, pati qëndruar Delegacioni i Paqes nga Koreja Jugore nën udhëheqjen e Man Hee Lee dhe Nam Hee Kim kryetare e IWPG – International Woman Peace Group, vizita e të cilëve ka pasur për qëllim informimin rreth  aktivitetet që zhvillon Delegacioni i Paqes HWPL në kërkim të zgjidhjes më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për paqe përmes zbatimit të Deklaratës dhe Konventës Ndërkombëtare për ndërprerjen e luftës dhe konflikteve të armatosura ndërkombëtare. Ata patën  thënë se janë të përkushtuar për të krijuar paqe në botë dhe se kanë për qëllim që brezave të rinj si trashëgim tua lejnë paqen.

Edhe Ish-Kryeministri I republikës së Kosovës, Bajram Kosumi, tani rektor i Universitetit “Kadri Zeka” , në samitin botëror “World Alliance of Religions Peace 2014”, i cili është mbajtur në Seul te Koresë në vitin 2014, në mesin e personaliteteve të shquara politike e fetare nga mbi 100 vende te botës, ka nënshkruar deklaratën e Paqes për ndalimin e luftërave.