Studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” shënojnë 1 Qershorin Ditën e Fëmijëve

1 Qershor, 2021

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës  Ndërkombëtare të Fëmijëve, studentët e Fakultetit të Edukimit  Programi Parashkollor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan kanë organizuar aktivitete të ndryshme.

Studentët kanë organizuar edhe ekspozitë, ku nënë udhëheqjen e profesorit Ahmet Ibrahimi dhe asistentes Shkurte Ramushi,  kanë  prezantuar punimet dhe kreativitetet e tyre të punë dorës, nga program i fushave të artit.

Dekani i Fakultetit të Edukimit Merxhan Avdyli  së bashku me profesorët  tjerë , kanë parë nga afër punimet e  ekspozitës, ku njëherësh kanë  përgëzuar studentët për kreativitetin e tyre, derisa kanë uruar të gjithë fëmijët kudo që janë për  ditën e tyre.

Ekspozitën  e kanë vizituar edhe  disa fëmijë të Institucioneve  Parashkollor në Gjilan të cilët janë nda tejet të kënaqur nga ky organizim.

Pikërisht për fëmijët, studentët kishin përgatitur edhe një koktej, nga shtëpitë e tyre kishin sjellë gatime tradicionale dhe ëmbëlsira të ndryshme.