Studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” shënojnë 1 Qershorin Ditën e Fëmijëve

1 Qershor, 2022

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës  Ndërkombëtare të Fëmijëve, studentët e Fakultetit të Edukimit  Programi Parashkollor, viti III-të, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan kanë organizuar aktivitete të ndryshme.

Studentët kanë organizuar ekspozitë, ku nënë udhëheqjen e profesorit Ahmet Ibrahimi, kanë  prezantuar punimet dhe kreativitetet e tyre të punë dorës, nga program i fushave të artit.

Stafi i UKZ-së ka parë nga afër punimet e  ekspozitës, ku njëherësh kanë  përgëzuar studentët për kreativitetin e tyre, derisa kanë uruar të gjithë fëmijët kudo që janë për  ditën e tyre.

Ekspozitën  e kanë vizituar edhe  disa fëmijë të komunës sonë cilët janë nda tejet të kënaqur nga ky organizim. Njëherësh pikërisht për fëmijët, studentët kishin përgatitur edhe një koktej ku nga shtëpitë e tyre kishin sjellë gatime tradicionale dhe ëmbëlsira të ndryshme.