Studentët e Universitetit të Cyrihut vizitojnë Universitetin “Kadri Zeka”

12 Shtator, 2017

Përfaqësues të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Cyrihut të udhëhequr nga prof. Elizabeta Hoesli dhe Nexhat Maloku,kryetar i LAPSHI-it ne Zvicër së bashku më disa studentë po ashtu të Universitetit të Cyrihut, kanë qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka”. Ata janë pritur nga Shpresë Qamili, Prorektore për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, dhe Januz Dërvodeli Dekan i Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” për të vazhduar më pas në një takim të përbashkët me studentët e UKZ-së.
Drejtues të Universitetit pasi kanë falënderuar përfaqësuesit e Universitetit të Cyrihut për vizitën, i kanë njoftuar ata rreth punës, funksionimit dhe aktiviteteve në Universitet.
Ndërsa ata janë interesuar për sistemin arsimor, për kulturën shqiptare , për traditat tona dhe në përgjithësi për jetën kosovare.
Ndryshe disa student nga Universiteti i Cyrihut po qëndrojnë në Gjilan në kuadrin e një vizite studimore organizuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Shkolla e larte Pedagogjike ne Cyrih, gjegjësisht nëpër shkollat fillore të kësaj komune ata mbajnë praktikën profesionale, ku njëherësh janë të vendosur nëpër familjet Gjilanase.