STUDENTËT NGA UNIVERSITETI ZUG DO TË QËNDROJNË NË UKZ

6 Tetor, 2021

Disa studentë të Universitetit ZUG në Zvicër do të qëndrojnë në Universitetin ‘Kadri Zeka”  në Gjilan, nga hëna 11.10.2021.

Për ketë Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka me bashkëpunëtor, ka takuar studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” nëpër familjet e të cilëve do të qëndrojnë studentët nga Universiteti ZUG i Zvicrës.

Ata kanë shpreh  dëshirë që për disa ditë të qëndrojnë nëpër  familjet shqiptare, respektivisht nëpër familjet e studentëve tanë, për të mësuar më shumë për  sistemin arsimor, për kulturën shqiptare ,  për traditat tona dhe në përgjithësi për jetën kosovare.

Ndryshe kjo vizitë realizohet si rrjedhojë e marrëveshjes së bashkëpunimit  që Universiteti ‘’Kadri Zeka’’ ka me Universitetin  ZUG, në këmbim të mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve.