STUDENTËT NGA UNIVERSITETI ZUG DO TË QËNDROJNË NË UKZ

7 Shtator, 2018

Rreth 20 studentë të Universitetit ZUG në Zvicër do të qëndrojnë në  në Universitetin ‘Kadri Zeka”  në Gjilan, nga 9 tetor deri me 13 tetor 2018.

Disa nga studentët zviceran kanë shpreh  dëshirë që për disa ditë të qëndrojnë nëpër  familjet shqiptare, respektivisht nëpër familjet e studentëve tanë, për të mësuar më shumë për  sistemin arsimor, për kulturën shqiptare ,  për traditat tona dhe në përgjithësi për jetën kosovare. Andaj lusim studentët e Fakultetit të Edukimit që të paraqiten për ti mirëpritur mysafirët.

Për detaje tjera të kësaj vizite do të ju njoftojmë me kohë.

Ndryshe kjo vizitë realizohet si rrjedhojë e marrëveshjes së bashkëpunimit që UKZ ka me Universitetin ZUG.