Studentja Albulena Bugaqku thotë se nga njohuritë e marra në UKZ mundë të bëjmë hapa të mëdhenj

26 Mars, 2019

Albulena Bugaqku, studente e Fakultetit Ekonomik programi Marketing, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan,  të cilës Rektori Bajram Kosumi i ndau diplomën “Student i Dalluar”, ndjehet plotësisht falënderuese dhe mirënjohëse që  përjetoi këto emocione studentore.

Albulena thotë se të shpërblehesh nga Rektori i Universitetit për suksesin gjatë këtyre viteve të  studimeve është ndjenja më e veçantë që ajo ka përjetuar deri më tani.

Sipas saj, njohuritë e marra nga ky Universitet, është dëshmuar gjithnjë që janë një përgatitje jashtëzakonisht e madhe për ata të cilët pretendojnë të bëjnë hapa të mëdhenj drejt krijimit dhe zhvillimit të së ardhmes në profesione të ndryshme. Albulena thotë se diploma “Student i Dalluar” e motivon edhe më shumë për të vazhduar punën drejt pasurimit të dijes dhe arritjes së qëllimeve.

Ajo ka falënderuar Rektorin Bajram Kosumi dhe Stafin Akademik, gjithë secilin veç e veç, me të cilët ka pasur rastin të punoj gjatë studimeve, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj studentëve dhe gatishmërinë për t’i  ndihmuar të ngritën profesionalisht, siç ka thënë Albulena, “ pa ndihmën dhe kontributin e të cilëve, fuqishëm besoj që kjo arritje do të ishte shumë më e vështirë”.